Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi mbajtjen e maskës në avion, Spiegel: Rama u shoqërua nga policia gjermane

Refuzoi mbajtjen e maskës në avion, Spiegel: Rama u shoqërua nga

Kryeministri Edi Rama është kthyer në lajm për mediet gjermane, pas një skandali të ndodhur në muajin dhjetor gjatë një fluturimi në Gjermani.

Der Spiegel, në një artikull të publikuar, flet për shoqërimin e kryeministrit Edi Rama nga policia federale e Gjermanisë. Sipas së përditshmes gjermane, shkak është bërë refuzimi i Ramës për të mbajtur maskën në avion, në kuadër të masave antiCovid.

Theksohet se kryeministri ka kundërshtuar anëtarët e ekuipazhit dhe kapitenin, çka ka bërë që këta të fundit të kërkojnë ndihmën e policisë.

“Sipas pasagjerëve, kreu i qeverisë refuzoi ashpër kundër mbajtjes së maskës mbrojtëse nga Covid-19 në fillim të dhjetorit përpara nisjes së avionit. Ekuipazhi duhej të thërriste kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur në sallën VIP, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për Covid-19, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa. Linja ajrore më pas e ricaktoi atë dhe delegacionin e tij prej dhjetë anëtarësh në një lidhje tjetër me Shtetet e Bashkuara. U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord”, thuhet në artikullin e Der Spiegel.

Të fundit