Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzoi ta priste në takim, Xhafajt 'i del gjumi' dhe i përgjigjet kreut të SPAK

Refuzoi ta priste në takim, Xhafajt 'i del gjumi' dhe i

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi më 30 janar 2026 kërkesën e komisionit parlamentar "Nisma qytetare", të drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj, për të kryer vizita monitoruese në institucion.

Sot ai ka reaguar publikisht duke dhënë një mesazh të qartë institucional ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Edhe pse pa ia përmendur emrin, deklaratat e tij gjatë mbledhjes së radhës së Komisionit Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u interpretuan si një përgjigje direkte ndaj këtij refuzimi.

Sipas tij, normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin këtë rol si monitorim ndërhyrës të institucioneve të pavarura apo të veprimtarisë së tyre.

“Normat dhe praktikat parlamentare nuk e shohin kurrsesi funksionin kushtetues të mbikëqyrjes parlamentare si monitorim të institucioneve të pavarura dhe sidomos ndaj veprimtarisë së tyre, dhe ndaj nuk kanë aspak karakter ndërhyrës të çdo natyre qofshin ato. Vizitat monitoruese janë një praktikë e konsoliduar parlamentare edhe në legjislaturën e kaluar”, u shpreh Xhafaj.

Ai shtoi se komisioni që drejton e ka të përcaktuar qartë në ligj ushtrimin e kontrollit parlamentar, i cili sipas tij ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit institucional dhe jo ushtrimin e presionit ndaj organeve të pavarura.

Duke iu referuar rolit të Kuvendit, Xhafaj nënvizoi se Shqipëria është një republikë parlamentare, ku dialogu institucional është thelbësor për funksionimin e shtetit të së drejtës. “Kuvendi, në ushtrimin e kompetencave të tij kushtetuese, shërben edhe si hapësirë e dialogut institucional, ku ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet pushteteve dhe konsolidohet kultura e bashkëpunimit institucional”, deklaroi ai.

 

 

Të fundit