Flash News

Ditari i Maxhorancës

Refuzon përballjen në Kuvend, Rama reagon sërish në rrjetet sociale për skandalin McGonigal

Refuzon përballjen në Kuvend, Rama reagon sërish në rrjetet

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar sërish për skandalin McGonigal ku rezultoi i përfshirë. Ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por ka sulmuar opozitën, sjellje e zakonshme sa herë gjendet në vështirësi.

Rama nuk shkoi në Parlament për t’u përballur me opozitën, ndërsa akuzat ndaj tij, i konsideron të motivuara politikisht. Por nuk është opozita që ngriti akuzat ndaj Ramës.

Për lobimin e tij prej 225 mijë dollarësh shkruhet në aktakuzën e autoriteteve amerikane ndaj McGonigal, shkruajnë mediat më prestigjoze të huaja, ndërsa SPAK ka nisur hetimet.

“Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur.

Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme”, shkruan Rama.

 

Të fundit