Flash News

Ditari i Maxhorancës

Reja u 'ankua' për fushën e ”Air Albania”, reagon Braçe: KaKa-ja i tyre në veprim! Shpresoj mos ta heqin se tha të vërtetën

Reja u 'ankua' për fushën e ”Air Albania”,
Foto Ilustruese/ Air Albania Stadium

Zv. kryeministri, Erion Braçe, ka reaguar ashpër ndaj FSHF-së pas deklaratës së teknikut italian, Edi Reja për fushën e stadiumit ”Air Albania”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Breçe shkruan se e vetmja punë që kishte FSHF brenda stadiumit ishte fusha, por që edhe ajo është në gjendje mizerabël.

“Shpresoj që FSHF mos heq trajnerin Reja, pasi ky i fundit tha të vërtetën”, vijoi më tej Braçe.

Kujtojmë se, në nje deklaratë për mediat pas fitores 3 me 1 përballë Kazakistanit, trajneri i kuqezinjve, Edi Reja u shpreh se nuk ishte i kënaqur me rezultatin e lojës. Reja e vuri theksin tek terreni i stadiumit, i cili sipas tij, ishte i pa përshtatshëm pasi dhe lojtarët i janë ankuar se nuk bëjnë dot më shumë se 2-3 pasime.

Reagimi i plotë i Braçes:

#FUSHAMIZERABEL

Nje gje kish per te bere ne stadiumin e ri, vetem nje gje:
FUUUUUSHEEEEEEN!

Nje vit plot,
fusha eshte ne gjendje te mjere;
Mbill e mbill, shpo e mbill prape,
por fusha eshte mizerabel!

Po e perseris;
Ishte e vetmja pune e FSHF ne stadium!

Tani shpresoj mos heq
trajnerin Reja se tha te verteten per fushen!

Mbikqyresi i kritikave ndaj FSHF, KaKa-ja i tyre ne veprim!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Të fundit