Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rekurs në Gjykatën e Lartë / Veliaj kërkon ndryshimin e masës "arrest me burg"

Rekurs në Gjykatën e Lartë / Veliaj kërkon ndryshimin e

Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” që është caktuar ndaj tij nga Gjykata e Apelit të Posaçëm. Mësohet se kërkesa është dorëzuar përmes postës nga avokatët e tij mbrojtës.

Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit, kur u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës si i dyshuar për disa vepra penale të rënda. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim në nëntë raste, si dhe për “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në dosjen e SPAK thuhet se Veliaj, së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa – e cila ndodhet nën masën “detyrim paraqitje” – kanë krijuar dhe vënë në funksionim një skemë për përfitime të paligjshme nga fondet publike të Bashkisë së Tiranës. Sipas Prokurorisë së Posaçme, skema kishte si qëllim pasurimin personal të Veliajt dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë kërkesën në vijim, ndërsa Veliaj vijon të mbajë statusin e të arrestuarit nën hetim në një nga çështjet më të bujshme që përfshin zyrtarë të lartë të pushtetit vendor.

Të fundit