Flash News

Ditari i Maxhorancës

Replikat me komentuesit, Rama njofton vendimin që ka marrë

Replikat me komentuesit, Rama njofton vendimin që ka marrë

Kryeministri Edi Rama, i njohur si një politikan që replikonte me komentuesit në rrjetet sociale ka njoftuar së fundmi se ka hequr dorë nga ky lloj komunikimi.

Përmes një statusi në Facebook, ai bën me dije se ka vendosur të mos replikojë më me komentuesit. Ai është irritur nga qytetarët, për të cilat Rama thotë se flasin pa fakte, shajnë, përqeshin informacionet reale dhe shfryjnë mllefe politike.

Rama thotë se deri më sot e ka parë këtë lloj komunikimi një gjë normale, ndërsa shton se kjo përfshirje e tij është parë si arrogancë, karshillëk e tallje.

“Duke u kërkuar ndjesë të tërë atyre që e kanë keqkuptuar ndërhyrjen time nëpër komente si mungesë respekti, ju informoj të gjithëve se nuk do të ndërhyj më.

Që nga dita e parë në këtë detyrë kam bërë më të mirën time dhe do të vazhdoj ta bëj deri ditën e fundit në këtë detyrë. Më të mirën kam menduar edhe kur jam angazhuar drejtëpërdrejtë me komentuesit e kësaj faqeje, duke shfrytëzuar çdo kohë lëvizjeje me makinë apo në orë pushimi për të hyrë këtu e bashkëbiseduar.

Kam pranuar edhe sfidën e sharjeve, mallkimeve, përqeshjeve e akuzave nga më absurdet, vetëm e vetëm në respekt të të gjithë atyre që hyjnë, lexojnë e komentojnë këtu. Hallall të gjitha, për mua jeni të tërë shqiptarë, njerëz, pjesëtarë të së njëjtës familje të madhe pavarësisht bindjeve e dasive. Unë jam ky që jam, njëri nga ju, njësoj si ju, me bindjet e me të metat e mia”, shkruan ndër të tjera Rama.

Të fundit