Flash News

Ditari i Maxhorancës

Revolta qytetare që ‘fyen’ Ramën: Ndjehem me turp! I vetmi vend në NATO që proteston për pasojat e luftës

Revolta qytetare që ‘fyen’ Ramën: Ndjehem me turp! I vetmi

Teksa prej katër ditësh qytetarët janë ngritur njëzëri në protestë për të kërkuar uljen e çmimeve, kryeministri Edi Rama e sheh si një ‘turp’ për Shqipërinë duke shtuar se është i vetmi vend anëtar i NATO-s që po proteston për pasojat e luftës në Ukrainë.

Në një intertvistë për Neës 24, Rama tha se është fyese që populli i një vendi për arsye njerëzore të arrijë në këtë situatë. Kryeministri mori shembullin e jelekë verdhëve në Francë duke thënë se edhe ata i dhanë kohë situatës.

"Nuk numëroj ditët e protestës. Më bën të ndjehem me turp, sepse është i vetmi vend i NATO-s ku protestohet për ato që janë qartësisht pasoja të luftës në tabelën e çmimeve. As jelekët e verdhë në Francë, të gjithë i kanë dhënë kohë kohës. E gjithë kjo pjesë e botës, ne që jemi pjesë e NATO-s janë në front. Pavarësisht se bombat bien mbi kokat e atyre atje, ndahen me pjesën tjetër të familjes, lufta ka ardhur këtu e ka vajtur gjithëandej me faturat. Është fyese për dinjitetin e këtij vendi e këtij populli dhe për arsye njerëzore që të kuturisësh në këtë situatë për të shfrytëzuar edhe një moment alarmi, dhimbje, për qëllime që s’kanë të bëjnë me atë që është realiteti i fakteve. Më vjen keq për ata që mblidhen këtu për t’u bërë sfondi ulëritës i një grupi njerëzish që paraqiten si fytyra të reja", u shpreh Rama.

Revolta e zemëruar e qytetarëve e cila tashmë ka mbushur sheshe e rrugë në çdo qytet të Shqipërisë dhe që për Ramën është asgjë më shumë se një ‘turp’, do të mblidhet nesër në orën 11:00 para kryeministrisë. Qytetarët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë protestat derisa problemet të marrin zgjidhje.

Të fundit