Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rezoluta e PD për presidentin, Spiropali: PS nuk njeh vendime të instancave që burojnë nga shkulmi anti-amerikan

Rezoluta e PD për presidentin, Spiropali: PS nuk njeh vendime të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas miratimit të rezolutës së PD në Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një postim në Facebook, Spiropali shkruan se PS nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga personazhi i futur në listën e zezë të SHBA.

“Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë.’- shkruan Spiropali.

 

Të fundit