Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një tekst kua-kua-kuash

Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pas rezolutës së Partive Popullore Europiane për Shqipërinë gjatë kongresit të mbajtur në Valencia, e cila ngrinte alarmin për integritetin e procesit zgjedhor dhe gjendjen e demokracisë në vend, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në një postim në 'X' Rama e ka ironizuar rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike, në kongresin e PPE në Valencia, duke e konsideruar atë si një fletë rrufe.

“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama.

Rezoluta e PPE për zgjedhjet, vjen reagimi i parë nga Rama: Një

Të fundit