Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rezultati i votimit në Kongresin e PS, si u ndanë votat e kandidatëve për sekretariate

Rezultati i votimit në Kongresin e PS, si u ndanë votat e

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka bërë publik rezultatin e votimit për kandidatët për sekretariate. Nga 342 anëtarë që ka Asambleja Kombëtare, vetëm 284 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 

Blendi Klosi 280 vota pro

Eridian Salianji 262 vota pro

Anila Denaj 251 vota pro

Blerina Gjylameti 258 vota pro

Etjen Xhafaj 259 vota pro

Etilda Gjonaj 255 vota pro

Romina Kuka 248 vota pro

Laert Duraj 256 vota pro

Damian Gjiknuri 277 vota pro

Gjatë Kongresit, kryeministri Edi Rama ka propozuar që Kongresit t’i shtohen edhe tre sekretarë të tjerë. Ai hodhi propozimin që detyra e Sekretares së Organizimit t’i besohet Blerina Gjylametit, ajo për Çështjet Zgjedhore Eridjan Salianji, ndërsa Sekretar për Emigracionin Laert Duraj.

Kryeministri propozoi që Kongresi të mblidhej sërish në vjeshtë, ku në fokus të punimeve të jetë llogaridhënia e asaj çka u tha sot. Rama njoftoi se përveç Kongresit të llogaridhënies, do të mblidhen edhe dytë tjerë: një për arsimin dhe një tjetër për bujqësinë me specialistë të fushave dhe jo vetëm.

Të fundit