All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rikthimi i basteve, ish-deputeti i PS: Nuk i mbylli as Enver Hoxha. Po luhet më shumë se më parë

All - Paragraf - 1

Rikthimi i basteve, ish-deputeti i PS: Nuk i mbylli as Enver Hoxha. Po luhet

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është ndër emrat që ka propozuar rihapjen e basteve sportive, pas 4 viteve të mbyllura nga qeveria.

All - Paragraf - 3

I ftuar në “Open” në News24, ish-deputeti i PS-së tha se bastet nuk i mbylli as diktatori Enver Hoxha, ndersa online po luhet më shumë se më parë dhe se me rikthimin synohet kontrolli i tyre nga shteti, e jo privati.

“Bastet nuk i mbylli Enver Hoxha. Ne themi t’i kontrollojë shteti, jo privati dhe këto para t’ia japë rinisë, sportit që të kemi mundësi të mos luajnë fëmijët se do vërë kartën e identitetit, të mos luhen miliona para të pista.
Ai fund duhet të mbaronte se ishte një shpifësirë e madhe. Nuk do jenë më bastet nëpër sallone, ti do kontrollohesh se celulari jot ka lënë gjurmë dhe krimi ekonomik vjen nesër, ti ku i gjete lekët që po i vë bast. Unë po të tregoj ligjet europiane.

Qeveria italiane nuk është e marrë. Bastet u mbyllën me sallone që rrinin me orë të tëra. Kontrabandën nuk e zhdukim dot se ka dhe kontrabandë nafte dhe cigaresh. Po them pse qeveria ma lejon një paketë që thotë të vret, që dëmton jetën e njerëzve.

Pse alkooli që është haram lejohet. Janë fenomene që janë kontrolluar që në kohët e lashtësisë. Mos të luajnë njerëz që janë nën 18 vjeç dhe me shuma të mëdha parash”, u shpreh Ylli.

 

Të fundit