Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rimbursimi i barnave anti-Covid nis nga 1 dhjetori", Ekonomi tregon si mund të sigurohen medikamentet: Ideja e mbylljes mund të jetë një skenar

"Rimbursimi i barnave anti-Covid nis nga 1 dhjetori", Ekonomi tregon
Në foto: Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka bërë me dije se rimbursimi i barnave do të nis nga 1 dhjetori. Sipas Ekonomit, receta për këto barna do të jepet nga mjeku i familjes.

Sipas Ekonomit, buxheti i 2021-shit është orientuar në tri dimensione: shëndeti, rindërtimi dhe rimëkëmbja ekonomike. Ndërkaq, vetëm rimbursimi pritet të kap vlerën e 1.2 miliardë lekëve.

“Vendimi për rimbursimin e barnave lidhet me çka ne kemi bërë në këto vite, ku kemi fuqizuar rolin e mjekut të familjes. Ky mjek do të lëshojë recetën për rimbursim, që mund ta marrësh në çdo farmaci në qytetin ku jeton. Kontakti me mjekun e familjes është një gjë e realizueshme. Mjeku i familjes do të nxjerrë një recetë për barnat që do të trajtojë sëmundjen, që i gjen në çdo farmaci. Këto barna duhet të jenë të miratuara nga Këshilli i Ministrave. Barnat e rimbursueshme do fillojnë të jepen që nga 1 dhjetori i këtij viti. Sot ne kemi katër spitale Covid në dispozicion të qytetarëve, që japin ndihmën në çdo rast.

Rimbursimi do të kapë vlerën 1.2 miliardë lekë, që është shtuar direkt te buxheti i fondit. Kjo është një shifër që diskutohet me përhapjen që bën Komiteti i Ekspertëve. Për momentin planifikim është bërë mbi këto baza”, tha Ekonomi.

E pyetur për një mbyllje skenarë tjetër mbylljeje totale, Ekonomi nuk përjashtuar një gjë të tillë në të ardhmen.

 “Nëse do të shkohet në një mbyllje të dytë a ka gati qeveria një paketë tjetër ndihme?
Ideja e mbylljes mund të jetë një skenar, por nuk është skenari që kemi në implementim. Deri tani është mbyllja me orare dhe ato rregullat që duhen zbatuar, si higjiena, distancomi, etj. Por besoj se qeveria në çdo moment është e gatshme për çdo skenar, ndonëse mbyllja nuk është e mirë për ekonominë”,
shprehet Ekonomi.

Të fundit