Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi, Ahmetaj: 680 familje në çadra, në 2022 do të fshihet nga faqja e dheut çdo dëm

Rindërtimi, Ahmetaj: 680 familje në çadra, në 2022 do
Arben Ahmetaj

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama me fokus procesin e rindërtimit, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj bëri një bilanc të ecurisë së punës.

Ai tha se 680 familje janë ende në çadra dhe mbi 6 mijë të tjera janë me bonus qeraje. Sipas tij, viti 2022 do të mbyllet pa gjurmë të tërmetit të 29 nëntorit 2019.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit po fillojmë me akomodimin e përkohshëm. Në dhjetor kishim 11 mijë familje në çdra dhe mbi 6 000 familje me bonus qiraje. 13325 familje me bonus qiraje sot, 680 familje në çadra. Sot për shkak të dinamikës së procesit të  rindërtimit, për shkak të të rejave sepse në vetvete ka qenë një proces i pashkelur janë dashur 152 vendime qeverie për të satrukturuar gjithë procesin. Qeveria planifikon që në verë të 2022 të fshijë nga faqja e dheut të gjitha shenjat e dëmeve nga tërmeti”, deklaroi ministri.

Të fundit