Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi, Ahmetaj: Sot janë 860 familje në çadra, deri në 2022 fshijmë të gjitha dëmet e tërmetit

Rindërtimi, Ahmetaj: Sot janë 860 familje në çadra, deri
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka folur për procesin e rindërtimit dhe deklaroi se aktualisht vetëm 860 familje kanë mbetur në çadra. Ai premtoi se asnjë familje nuk do të ngelet pa shtëpi.

Ahmetaj u shpreh në “Kjo Javë’’ se deri në verën e vitit 2022, në rast se PS vijon të mbetet në qeveri nuk do të ketë më asnjë shenjë të tërmetit, pra që do të fshihen të gjitha dëmet.

“Sot janë 860 familje në çadra . Në dhjetor të  2019 kanë qënë 11 mijë familje . Ky numër reduktohet përditë. Deri në verën e 2022, ne do të kemi fshirë të gjitha dëmet e tërmetit dhe po të referohem, s’do ketë 0.

Me institucione publike, me njësi individuale, me pallate, të gjitha, të gjithë qytetarët e vlerësuar si përfitues do të përfitojnë, nuk do ngelet asnjë njeri pa shtëpi . Asnjë”, u shpreh Ahmetaj.

 

Të fundit