Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi/ Ahmetaj tregon kur përfundojnë punimet në Laç: Do të ndërtohen 524 apartamente

Rindërtimi/ Ahmetaj tregon kur përfundojnë punimet në

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes së kanterit të rindërtimit në Laç, bëri një bilanc të punës së deritanishme dhe tha se lagjja e re do të shërbejë si simbol i një miku të çmuar në ditë të vështira.

Sipas tij, zona e re do të kthehet në një pol të ri, urban, ekonomik e social që do të krijojë një standart të ri jetese, zonë kjo e cila do përfundojë në mars gati për të strehuar 160 familje.

Mes të tjerash, Ahmetaj falënderoi qeverinë turke për kontributin e saj në rindërtimin e 524 apartamenteve për qytetarët e prekur nga tërmeti i vitit të kaluar. 

Populli turk nuk e ndaloi ndihmën, gjej rastin t'ju falenderoj. Sot është kthyer në kantier më të madh të ndërtimin në 30 vitet e fundit dhe të gjithë mund ta shohin, e kam vizituar shumë herë këtë kantier dhe e kam ndjekur hap pas hapi punimet. Këto do të strehohet 524 familje me një infrastrukturë model, do kthehet në një pol të ri, urban, ekonomin e social që do të krijojë një strandart të ri jetese, zona e parë do përfundojë në mars gati për të strehuar 160 familje, pjesa tjetër në gusht.

Në zonën e dytë do ndërtohen 200 apartamente. Këtu ka pasur e ka një përrua që ka qenë famëkeq por që do të kthehet në pjesë të infrastrukturës moderne. Për këtë janë marrë kryetarja e Bashkisë, Rama, ministri turk të strehimit dhe ky përrua që i ka përmbytur qytetarët e kemi gjetur zgjidhjen. Është përrua famëkeqë që ka shpëlarë historinë e qytetit. Janë 4500 banesa individuale që do ndërtohen, 1000 po dorëzohen dhe do të dorëzohen çdo ditë deri në 31 djetor. 12 mijë familje do strehohen n familje të reja, 28 mirë familje përfitojnë grante rikonstruksioni dhe shuma shkon 110 milion dollarë dhe janë shpërndarë te familje 83 milion dollarë. Janë 158 objekte arsimore në favor të 20 mijë fëmijëve. Shkolla janë spektakolare. 28 kantiere të infrastrukturës publike kanë filluar dhe do të fillojnë duke garantuar një akses për 500 mijë qytetarë shqiptarë", tha Ahmetaj.

Të fundit