Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi/ Rama batuta me shijaksin: Ky është demokrat, lyeja edhe cepat se këta vetëm prishin

Rindërtimi/ Rama batuta me shijaksin: Ky është demokrat, lyeja

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar çelësat e disa shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit në Shijak.

Teksa u ndal te shtëpia e Dritan Memës, kryeministri nuk i kurseu batutat, duke e cilësuar si demokrat.

Rama: Ku je ti more demokrat ku je? Duket ai dhe prandaj ta kemi bërë shtëpinë e verdhë që të vijë drita dhe të ftillohesh pak.

Pas hyrjes në shtëpi:

Rama: Të bëhet lyerja e këtyre cepave brenda shtëpisë se ky është demokrat. Këtyre si t’ua lesh, ashtu e mbajnë. Vetëm me prish.

Në oborrin e shtëpisë, Rama ka ngritur një dolli me familjarët dhe zyrtarë të tjerë të PS.

Familjari: Do ta pimë një teke

Rama: Një teke jo, por sa për gëzuar. Hajde ulemi, se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Ulu se na shkatërrove. Po nuk e besoje ee?

Familjari: Po atij ?( për kreun e bashkisë)

Rama: Atë e duam esëll. Hajde ti kesh fëmijët me shëndet e jetë të gjatë , më dëgjo ta mbaroj se e ke mendjen te rakia.

Të fundit