Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rindërtimi, Rama përshëndet turqisht dhe kujton fjalët e Ataturkut: Lagjet në Laç, simbol i duarve të shtrënguara të solidaritetit

Rindërtimi, Rama përshëndet turqisht dhe kujton fjalët e

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ndihmën e dhënë nga Turqia për të përballuar pasojat që la pas tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Ai tha se lagjet e reja që kanë nisur të ndërtohen në Laç me fondet e shtetit turk janë simbol i duarve të shtrënguara të solidaritetit dhe dëshmi e marrëdhënieve e veçantë mes dy qeverive dhe popujve.

“Është një lagje simbol e duarve të shtrënguara të solidaritetit dhe dëshmi e marrëdhënieve e veçantë mes dy qeverive dhe popujve. Turqia u angazhua që në momentet e para me forca njerëzore dhe materiale për të qenë të pranishëm, kur ende jetë njerëzore kërcënoheshin nga gërmadhat.

Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendim mik në një event të madh ku ka apeluar për solidaritet dhe ka shprehru gadishmërinë për ndërtimin e 500 apartamentëve. Kemi nisur punën duke u nisur te eksperienca e agjensisë turke.

Ky nuk është vetëm projekt me pallate, parkime, qendër tregtare, por është edhe projekt që vjen si shprehje respekte për territorin, që merr në konsideratë elementë tradicionalë të përkthyera në arkitekturë”, deklaroi Rama.

Ky i fundit solli në vëmëndje edhe një shprehje të Kemal Ataturkut se, “bota është një organizëm, ku janë pjesë të gjitha kombet dhe do veprojnë njëlloj kur ky organizëm ka nevojë”.

Kryeministri në nisje të fjalës së tij përshëndeti në shqip dhe në turqisht, veprim i bërë edhe më herët nga Rama.

"Mirë se erdhët"! Hoshgeldiniz", tha Rama në prezantimin e lagjes së re në Laç.

Rama ishte sot në Laç, ku mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar për nisjen e ndërtimit të pallateve të reja nga qeveria turke.

Projekti i Turqisë është ndërtimi i një lagjeje të re me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastructure.

 

 

 

 

Të fundit