Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rinisin shembjet në bregdet, Çuçi: Gjej shesh të lirë dhe zapto, të mos e mendojë më askush

Rinisin shembjet në bregdet, Çuçi: Gjej shesh të
Bledi Çuçi

Ka rinisur sërish aksioni "Bregdeti Ynë" për shembjen e objekteve pa leje. Aksioni që rinisi sot ishte ndërprerë për shkak të sezonit turistik.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në rrjtetet sociale, ku bën me dije se aksioni ka rifilluar me shembjen e dy objekteve në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.

Sikurse dhe më herët, ai ka thënë prerë se kushdo që ka shkelur ligjin nuk do të tolerohet. "Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush", shkruan ministri Çuçi.

 

 

 

Të fundit