Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rinovimi i patentave do të kushtojë më pak nga nëntori i këtij viti

Rinovimi i patentave do të kushtojë më pak nga nëntori i

Nga muaji nëntor i këtij viti, rinovimi i patentave do të kushtojë më lirë.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, sipas të cilit për rinovimin e lejedrejtimit, tarifa nga 3,500 lekë do të jetë në 2,000 Lekë.

“Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin ( me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa”, shkruan Rama në Facebook .

Të fundit