Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rishpërndarja e fondeve, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjencat Civile

Rishpërndarja e fondeve, qeveria jep 33 milionë lekë për
Foto Ilustruese/ Emergjencat Civile

Qeveria ka vendosur të shtojë në fondin buxhetor të Emergjencave Civile, 33 milionë lekë.

Në vendimin e qeverisë, thuhet se shuma do të zbritet nga fondi i “Forcave të Luftimit” dhe do t’i kalojë buxhetin të Emergjencave Civile.

VENDIMI I PLOTE

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MBROJTJES

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Emergjencat civile” 10910 të shtohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente;

b) Në programin “Forcat e luftimit” 02120 të pakësohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

Të fundit