Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rivotimi i zgjedhjeve në Rrogozhinë, reagon Rama

Rivotimi i zgjedhjeve në Rrogozhinë, reagon Rama

Vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama pasi kandidati socialist Edison Memolla fitoi në zgjedhjet e përsëritura dje për bashkinë Rrogozhinë.

Sipas Ramës, rezultati i këtyre zgjedhjeve nxori mësimin e duhur nga gara e mëparshme.

RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste
Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash
Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Të fundit