Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Marrëveshja që është në tavolinë nuk do të jetë përgjithmonë", çfarë po paralajmëron Rama për Kosovën

"Marrëveshja që është në tavolinë nuk do

"Ajo marrëveshje që është në tavolinë, nuk do të jenë aty përgjithmonë, situatat mund të ndryshojnë."

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama i cili priti sot homologun e tij hungarez Viktor Orban. Nga konferenca e përbashkët për shtyp, Rama u pyet për rrëmbimin e tre efektivëve të Kosovës nga njësia serbe dhe nëse ka një bashkëpunim me Kurtin për të bërë të mundur lirimin e tyre.

Kryeministri tha se tre efektivët nuk kanë kryer asnjë krim, por edhe nëse do të kishin shkelur vijën kufitare, duhet të ishin kthyer në shtëpi.

Rama paralajmëroi se dokumenti i marrëveshjes që ndodhet sot në tryezë nuk do të jetë aty gjithmonë duke e konsideruar një mundësi historike.

Rama: Së pari, është imediate nevoja domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej premtimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje apo janë gjendur atje, për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik, por do të depozitojë dosje përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim dhe edhe nëse do të supozonim se kanë shkelur vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjie: kthimin në shtëpi.

Ne jemi fokusuar që në momentin e parë për ta bërë këtë të mundur. Do përdorim të gjitha kanalet që të ndodhë sa më parë. Sa i përket anës tjetër të pyetjes një zgjidhej të përbashkët. Zgjidhja është ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme siç e shikoni dita ditës. Dhe ajo që është më e rëndësishme për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull shumë të gjatë dhe të dhimbshëm. Ajo marrëveshje që është në tavolinë, nuk do të jenë aty përgjithmonë, situatat mund të ndryshojnë.

Të fundit