All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

“Rri andej nga Zvicra me Tigrin", komentuesit ‘masakrojnë’ Ballukun, zv.kryeministrja zhduk urgjent 'kritikët'

All - Paragraf - 1

“Rri andej nga Zvicra me Tigrin", komentuesit

Një video e publikuar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, ku ajo shfaqet duke udhëtuar me tren nga Zyrihu në Bernë, ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.

All - Paragraf - 3

Dalja e saj erdhi vetëm pak orë pasi në media u përfol se Prokuroria e Posaçme regjistroi emrin e saj si person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera dhe e ftoi të paraqitet të hënën në SPAK mbi bazën e një shkrese të firmosur nga prokurori i Posaçëm, Dritan Priençi.

Në pamjet e publikuara, Balluku u shfaq e qeshur dhe duke folur për investimet në hekurudha në Shqipëri, sikur nuk ka ndodhur asgjë, por për ndjekësit në rrjet, udhëtimi nuk kaloi pa komente thumbuese.

Shumë komentues e lidhën praninë e saj në Zvicër me paraardhësin Arben Ahmetaj, i cili po ashtu ndodhet në arrati pikërisht në këtë shtet, pas hetimeve të nisura ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

“Rri andej me Tigrin", i kujtojnë zv.kryeministres komentuesit. 

Megjithatë, këto mesazhe duket se janë zhdukur menjehere nga profili i ministres. Në vend të tyre, nën video shfaqet njoftimi i FB se “Disa përgjigje mund të jenë filtruar”, duke lënë të kuptohet se komentet kritike janë zhdukur.

“Rri andej nga Zvicra me Tigrin", komentuesit

 

Të fundit