Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimeve të karburantit, Braçe: Tregoi se tregu s'ka transparencë, institucionet s'kanë bërë detyrën

Rritja e çmimeve të karburantit, Braçe: Tregoi se tregu
Deputeti i PS, Erion Braçe ka komentuar situatën e krijuar në treg pas rritjes së çmimit të karburantit.

I ftuar në Report tv, Braçe thotë se ngritja e çmimit brenda pak orëve në unison me njëra-tjetrën e të gjitha kompanive, është tregues i qartë se tregu nuk ka transparencë dhe konkurrencë.

Ai shton se institucionet nuk e kanë kryer detyrën që të nisin hetimet.

"Ka çaluar funksionimi i lirë dhe në konkurrencë i tregjeve. simbol i mungesës ë transparencës dhe i konkurrencës.  Tregu i karburanteve përbëhet nga 2 tipologji të ndryshme, një të kompanive të mëdha dhe ato të pikave të bardha që kanë emra të ndryshëm që janë jashtë ndikimi të drejtpërdrejtë të shitjeve me shumicë, por që për shkak të normave të fitimit, apo të shpenzimeve operacionale, kanë pasur çmim më të lirë se kompanitë e brenduara, atë ditë kanë qenë të gjithë në një nivel, duhet të ishin bërë pjesë e hetimit, të Tatimeve edhe nga Autoriteti i Konkurrencës .

Pra në këtë aspekt institucionet nuk e kanë bërë detyrën, ka një abuzim të madh me marzhin e fitimit. Bursat kanë krijuar një mundësi më të madhe për të reflektuar uljen e çmimit të karburanteve, do ishte mirë që Bordi të analizonte me detaje edhe çmimin e gazit", tha Braçe.

Të fundit