Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të ushqimeve/ Rama me furnizuesit: Qeveria do të ndërhyjë. Paralajmëron rritje të çmimit të naftës

Rritja e çmimit të ushqimeve/ Rama me furnizuesit: Qeveria do

Kryeministri Edi Rama është takuar me furnizuesit e ushqimeve, pas rritjes që kanë shënuar ditët e fundit. Ai iu tha furnizuesëve që nuk është momenti për të fituar dhe vendosur çmime eksperimentale.

Rama u shpreh se qeveria do të ndërhyjë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.

“Është koha që të hiqni dorë nga fitimi dhe të bashkoheni në këtë situatë. Ju do të paraqisni gjithë strukturën logjike se bazuar mbi shifra sa ju del dhe aty do të vendoset. Marzhi i fitimit do ngrijë, në një pikë që ju siguron vazhdimin e operacionit, por jo siç keni dalë me fitim.

Se të dilni ju mi fitim siç keni dalë, i bie të vuajë një popullsi e tërë. Këtë nuk mund ta lejojmë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë prej jush që ju të humbisni. Sepse nëse ju humbisni sot, nuk mund të jepni shërbim nesër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi një rritje të çmimit të naftës në 3-mujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti. Protestat e qytetarëve detyruan qeverinë që të ndërhynte për të shmangur abuzimet me çmimin e karburanteve.

Rama ngriti një bord, i cili është mbledhur disa herë ditët e fundit dhe ka vendosur që çmimi i naftës të ulet. Aktualisht çmimi i naftës është 203 lekë për litër. Ai ka vënë sërish theksin te mungesat e mundshme në furnizimin me naftë.

“Diktohet nga domosdoshmëria për të pasur një qasje të ndryshme nga ajo e kohëve normale. Sot s’jemi në këto kushte. Kriza s’është organike është e imponuar nga një agresion ushtarak të një fuqie të madhe ekonomike në furnizimin e shumë lëndëve ty para, Rusisë mbi Ukrainën dhe nga një sërë zhvillimesh të kësaj lufte që po krijojnë në mënyrë të vazhdueshme një destabilizim të tregut që ju jeni dshmitarë.

Bota mund të përballet me shokun e furnizimit të karburantit. Në tremujorin e parë dhe të tretë të vitit si rezultat i daljes jashtë të një shifre marramendëse barelash që furnizohet nga Rusia. Çdo gjë është e hapur si mundësi”, tha Rama.

 

Të fundit