Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Është i përballueshëm, nuk ka shkuar në 100 lekë

Rritja e çmimit të bukës, Ahmetaj: Është i

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar një nga çeshtjet që ka prekur drejtëpërdrejtë tryezën e shqiptarëve, rritja e çmimit të bukës.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në ‘News 24’, Ahmetaj thotë se rritja është e përballueshme deri në rritje 7-10 %.

AI sqaron se kjo rritje ka ardhur për shkak të Rusia, furnitori kryesor i grurit ka rritur çmimin si dhe ka vendosur taksë eksportit.

“Në diskutimet që kemi bërë me shumicë e pakice çmimi është i përballueshëm deri në rritje 7-10 % pasi diskutimet e çmimet që janë vendosur dikur kanë qenë të planifikuara në një çmim pak më të lartë të miellit sa ç’është sot.

Nga përllogaritje që kemi bërë është rritje 7-10 %. Në parim ka ardhur nga rritja e çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare. Një nga furnizuesit kryesor është Rusia, ka vendosur edhe taksë eksportit dhe ka reflektuar çmimi në bursë.

Nuk ka shkuar 100 lekë.

Alternativa e vendosjes së çmimeve nuk ekziston, do ishte shkatërruese për biznesin. Është hera e tretë që ndodh kjo lëvizje çmimesh. Në një periudhë 7-8 muaj rikalibrohen në treg. Subvencionojmë familjet në nevojë, por të hysh në subvencionim te buka e gojës, nuk jemi në atë pikë. Po e monitorojmë.

Dje me urdhër të Ramës pata takim me ministren e Bujqësisë dhe Financave për këtë punë. Qeveria mund të marrë vendime të ndryshme, nuk do ketë çmime të detyruara. Jemi në fazë monitorimi, rritjet janë në nivele ku edhe sipërmarrja e absorbojë. Nga ecuria do kemi vendimet tona”, thotë Ahmetaj.

Të fundit