Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të energjisë, Balluku: Duhet të kursejmë, po e thonë edhe gjermanët

Rritja e çmimit të energjisë, Balluku: Duhet të

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku deklaron se vendimi për të rritur çmimin për fashën mbi 800 kwh nuk synon arkëtimin e më shumë parave për OSHEE, por nevojën për të kursyer.

Duke folur në emisionin Now në Euronews Albania, Balluku iu referua vende të tjera të zhvilluara si Gjermani dhe Franca të cilat siç sipas saj po ndjekin një strategji kursimi për mungesë të energjisë në treg në kushtet e krizës botërore.

“Sot ka një parim; që duhet të kursejmë. Këtë po e thotë si qeveria gjermane, që nuk subvencionon çmimin por e ka rritur me 20 për qind, si qeveria franceze. Nuk ka të bëjë me para, por me mungesën e sasive energjetike në treg.

Nuk rritet çmimi se OSHEE i duhet disa para më shumë, por që njerëzit të kuptojnë se sot duhet të përdoret energji sa duhet. Është dekurajim për të lënë dritat hapur”, tha ministrja.

 


 

 

Të fundit