Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Balluku: Aplikimi nuk fillon në tetor, por fasha vijon të jetë në fuqi

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Balluku: Aplikimi nuk

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka komentuar vendimin e komunikuar sot nga kryeministri Edi Rama se nesër në 1 tetor nuk do të nisë zbatimi i rritjes së energjisë elektrike për konsumatorët familjarë që shpenzojnë mbi 800 këh në muaj.

Në një intervistë në Euronews Albania, Balluku sqaroi se fasha vijon të jetë në fuqi, thjesht aplikimi nuk do të fillojë në tetor.

“Kjo për dy arsye: Konsumi është ulur ndjeshëm edhe për shkak të kushteve atmosferike dhe qytetarët janë sensibilizuar”, u shpreh ajo.

Balluku tha se që prej fillimit u qartësua se fasha do të variojë në varësi të kushteve të kaskadës së Drinit dhe kërkesës së tregut dhe në këto kushte aplikimi nuk ka pse nis që në tetor duke qenë se ka mjaftueshëm energji.

“Nga rreth 17 mijë megavat/orë që i kërkohej KESH-it nga operatori i shpërndarjes në fillim të shtatorit, sot i kërkohet rreth 11 mijë megavat/orë,” – deklaroi Balluku.

 

Të fundit