All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Varet nga tregu ndërkombëtar, nuk i plotësojmë dot nevojat; sot mbledh qeverinë

All - Paragraf - 1

Rritja e çmimit të energjisë, Rama: Varet nga tregu

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një deklaratë, ku iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve mbi krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve.

All - Paragraf - 3

I pyetur se pse duhet të ketë rritje të çmimit, kur Shqipëria e prodhon vetë energjinë elektrike, Rama tha se nuk i plotëson të gjitha nevojat që ka. Ai ka përsëritur se Shqipëria është e varur nga tregjet ndërkombëtare dhe se rritja e çmimit është e pashmangshme.

Në përgjigjen që ai iu dha komenteve të bëra në rrjetet sociale, shtoi se nafta që prodhon Shqipëria është e rëndë dhe shkon në tregjet ndërkombëtare për t'u përdorur për nënproduktet industriale.

"Jo, ne prodhojmë kur kemi reshje të mjaftueshme për mbushjen e hidrocentraleve dhe blejmë energji kur ka thatësirë. Shqipëria është e varur njësoj si vendet e tjera nga çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Shqipëria nuk e prodhon sasinë e naftës që konsumon. Nafta që prodhon Shqipëria është naftë e rëndë, e cila shkon kryesisht në tregun ndërkombëtar për nënproduktet industriale", u shpreh kryeministri.

Ky i fundit zgjodhi t'i përgjigjej një pyetjeje, që krahësonte rrogat që marrin shqiptarët me shhtetet e tjera dhe se sa e papërballueshme është ky shtrenjtim. Rama shtoi se çmimet në tregun ndërkombëtar, ku Shqipëria blen energji nuk ka lidhje me rrogat që kanë shtetet përkatëse.

"Çmimet në tregun ndërkombëtar, ku Shqipëria blen energji nuk ka lidhje mes rrogave që kanë shtetet. Në nuk kemi bërë ndonjë krahësim të fuqisë blerëse, por kemi informuar mbi influencën e çmimit të energjisë elektrike në të gjitha bursat ndërkombëtare në këtë krizë që ka prekur fuqishëm vendet dhe konsumatorët e tyre", shtoi ai.

Ndërkohë një tjetër komentues e pyet Ramën se përse nuk ka rritje të pagave më Shqipëri. Kryeministri i thotë se kjo nuk ëshët çështje dëshire, por varet nga kapacitetet që ka vendi.

"Sikur rrogat të ngriheshin me sustë dhe jo me punë e mundime, atëherë vende të pasura si Gjermania dhe Franca do i kishin bërë nga 20 mijë euro për person. Rrogat nuk rriten sipas dëshirat, por sipas kapaciteteve teknike të vendit. Ne i kemi rritur dhe do vazhdojmë t'i rrisim paralelisht me kapacitetet", tha më tej kryeministri.

Ditën e sotme, Rama do të mbledhë në orën 09.00 qeverinë, ku do të diskutojnë për krizën energjitike dhe rritjen e çmimeve. Gjithashtu do të flasin dhe për masat që do të merren për të mbrojtur sipërmarrjen e vogël dhe qytetarët.

Të fundit