Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rritja e produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Ka pasur abuzim, por jo masiv

Rritja e produkteve të shportës, ministrja Ibrahimaj: Ka pasur abuzim,

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj mendon se sa i përket rritjes së produkteve të shportës ka patur abuzim me çmimet, por nuk ka qenë masiv në vendin tonë.

E ftuar në emisionin “Opinion”, ministrja thotë se ka pasur abuzim në pika të caktuara me produkte të markave të caktuara.

Mendojmë që ka pasur abuzim në pika të caktuara me produkte të markave të  caktuara. Nuk ka pasur abuzim masiv. Çfarë ka ndodhur me tregtimin e këtyre produkteve të shportës që ne monitorojmë që janë shumë më ndryshe nga hidrokarburet se te hidrokarburet kemi një importues kemi një sh.a dhe një sh.p.k, pra nuk ka shumë hallka të ndërmjetme.

Ndërkohë tek mielli dhe vaji ka të paktën 4 hallka. Nuk po marrim importuesin dhe supermarketin, por po marrim marketin e lagjes. Aty ke katër hallka të ndryshme. Abuzimi mund të ndodhë në secilën prej këtyre hallkave, mund të ketë ndodhur edhe më parë.  

Ka pasur produkte që janë rritur më shumë, ka pasur produkte që janë rritur më pak. Abuzimin do e shohim tani që kemi ngritur bordin dhe do të vendosim çmimet. Do të shohim hallkat me kujdes dhe do shohim kush ka qenë realisht abuzim”, tha Ibrahimaj.

Të fundit