Flash News

Ditari i Maxhorancës

Nga 1 tetori rritet dhe dyfishohet ndihma ekonomike, sa familje përfitojnë nga paketa

Nga 1 tetori rritet dhe dyfishohet ndihma ekonomike, sa familje

Duke filluar nga 1 Tetori, do të hyjë në fuqi ligji për dyfishimin e ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së qeverisë rritja e ndihmës ekonomike do të fillojë nga 1 janari. Sipas Manastirliut janë mbi 64 mijë familje që përfitojnë nga paketa antikrizë.

Ministrja pohoi po ashtu edhe rritjen e kompensimit për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuar.

“Sot kemi miratuar nga data 1 tetor rritet me 10% ndihma ekonomike për të gjitha familjet që janë përfituese. Nga data 1 tetor dyfishojmë masën e pagesës për ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë. 5700 gra kryefamiljare që do të përfitojnë dyfishimin e pagesës ekonomike. Për familjet me më shumë tre fëmijë rritja do të fillojë nga 1 janari.

Dyfishojmë pagesën e ndihmës ekonomike që janë pa pension pleqërie, më shumë se 65 vjeç. Janë më shumë se 5300 të moshuar që do të përfitojnë. Mbi 64 mijë familje që do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike. Është një mbështetje që do të vijojë të jepet për një kohë të gjatë.

Pas indeksimimit me 7.5% për mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, një tjetër vendim është marrë nga qeveria për energjinë elektrike për personat të cilat kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për kompensimin e energjisë elektrike. Ata që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi shkon nga 2 mijë lekë të reja nga 3 mijë lekë të reja”, tha Manastirliu.

Të fundit