Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona", Rama batuta me të moshuarin; Flet për vaksinimin e mësuesëve

"Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona", Rama batuta me të
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarëve mbi 80 vjeç. Rama bëri me dije se në muajin mars do të nisë vaksinimi i mësuesëve.

Këta të fundit do të marrin vaksinën e AstraZeneca-s, e cila pritet të vijë brenda këtyre 10 ditëve. Sipas kryeministrit, do të jetë një sasi prej 14 mijë doza.

Nuk munguan as batutat e Ramës me të moshuarit. Një prej tyre falënderoi kryeministrit, ndërsa i uroi atij që të merrte nga ditët e tyre. Ndërkohë që Rama reagoi duke thënë; ‘Jo, larg qoftë nga ditët tuaja’.

Rama: Xhaxh me shëndet! Si jeni mirë? Mos luani! Tani mund të dilni rehat!

I moshuari: Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona.

Rama: Jo, larg qoftë nga ditët tuaja

Bino: Prisja të gjeja më shumë gra

Rama: Kanë frikë gratë. Ne burrat jemi më të trembur se gratë

I moshuari: Unë jam trim

Rama: Në krahasim me gruan, je më pak trim, harroje!

Manastirliu: Po përfundojmë me vaksinimin e stafit mjekësor. Durrësi e ka përfunduar, kanë mbetur edhe disa mjekë e infermierë nga Poliklinika.

Rama: Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do fillojmë me mësuesit.

Manastirliu: Brenda 15 marsit, sepse ka mjekë dhe e infermierë që i kemi vlerësuar se mund ta kenë kaluar mund ta bëjnë në një fazë të dytë.

Të fundit