Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rrugët e reja falas apo me pagesë?, Rama: Varet sa shpejt do të shkosh në destinacion

Rrugët e reja falas apo me pagesë?, Rama: Varet sa shpejt do të

Teksa prezantoi projektet në Infrastrukturë për rrugët e reja, kryeministri Rama ka treguar nëse do të aplikohet taksë.

I pyeur në konferencën me gazetarët nëse këto rrugë do jenë ose jo me pagesë, Rama është përgjigjur duke thënë se kjo gjë varet se sa shpejt do të arrish në destinacion.

Referuar fjalës së kryeministrit, akset e reja do të jenë me pagesë, ndërsa ato alternative që marrin edhe më shumë kohë, do të jenë falas.

Më tej, ai është shprehur se personalisht do të zgjidhte aksin alternativ të Llogarasë edhe pas përfundmimit të tunelit, pasi dëshiron të shijojë pamjen.

 “Akset do të jenë me pagesë dhe pa pagesë, që do të thotë që do të zgjedhësh sa shpejt do të shkosh në destinacion. Nëse do të shkosh shpejt, pa ndërprerje, në aksin e shpejtësisë, do të paguash. Nëse do të zgjedhësh të ndjekësh rrugët alternative, do të ikësh falas.

Unë personalisht do dëshiroj të bëj rrugën e Llogarasë, për të shijuar pamjen, edhe kur të bëhet tuneli. Mos harroni që investimi Milot-Fier, parashikohet të jetë rreth 1.2-1.4 miliardë, është investimi më i madh i drejtpërdrejtë në ekonominë shqiptare.

Nuk është investim me lekët e buxhetit të shtetit, do investojë privati. Do bëjë rrugën e shpejtësisë me pagesë, por do bëjë edhe rrugë alternative. Por ju siguroj se dhe rrugët alternative do të jenë shumë më të mirë se këto që janë sot”, deklaroi kryeministri.

Të fundit