Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ruçi fjalë “lamtumire” në Kuvend: Nëse s'kam bërë më të mirën, jo se nuk kam dashur, por nuk kam mundur

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka folur sot për herë të fundit si deputet, teksa ka bërë një bilanc të veprimtarisë së Kuvendit në lëgjislaturën e tij të nëntë, shtator 2017-shtator 2021, e cila përfundon sot.
Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Ruçi tha se kjo legjislaturë ishte një kantier i madh e produktiv i procesit ligjbërës.
Në fjalën e tij, Ruçi është ndalur edhe te negociatat me BE-në ku ka theksuar se mbajtja e konferencës ndërqeveritare tashmë varet nga disa vende dhe nuk lidhet me kushtet që duhet të plotësonte Shqipëria. Ai solli në vëmendje faktin se dikur Shqipëria paragjykohej si delja e zezë e Europës, ndërsa sot kjo mendësi ka ndryshuar.
Ruçi tha se gjatë karrierës së tij politike në Kuvend ka bërë më të mirën për të sjellë zërin, nevojat e zgjidhjet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë votuar për të, partinë e tij apo kundërshtarët. Ai shtoi më tej se në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet.
"Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi mundur. Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë." theksoi Ruçi në përfundim të fjalës së tij.
Në fund ai mori duartorokitje nga kolegët e pranishëm në sallë dhe një buqetë me lule. Kujtojmë se në Kongresin e PS-së, ai njoftoi dorëheqjen nga politika.
Fjala e Ruçit në Kuvend:
Të nderuar kolegë,
Kjo është seanca e fundit plenare e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fillim të saj, me lejoni të përmend disa vlerësime të miat për arritjet, problematikat dhe përmbushjen nga Kuvendi i Shqipërisë të funksioneve të veta gjatë kësaj legjislature.
Kjo ishte legjislatura e 100 vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, të cilën e festuam siç i takonte, duke nderuar të gjithë kontribuesit e themelimit të parlamentarizmit në Shqipëri.
Kjo legjislaturë ishte një kantier i madh dhe produktiv i procesit të ligjbërjes.
Ishte legjislatura e zbatimit të reformës në drejtësi.
Ishte legjislatura e vendimit të Këshillit Europian të çeljes së negociatave të pranimit me Shqipërinë.
Ishte legjislatura e kryerjes së reformës zgjedhore dhe avancimit të reformave të rëndësishme.
Ishte legjislatura që ngriti në një nivel të ri dhe bashkëkohor funksionin kontrollues dhe monitorues të Kuvendit të Shqipërisë.
Ishte legjislatura kur Kuvendi u hap më shumë drejt shoqërisë civile, medias, komuniteteve akademike, grupeve të interesit dhe qytetarëve.
Ishte legjislatura e përballimit të një sfide të madhe globale, pandemisë së Covid-19.
Ishte legjislatura e përballimit me sukses të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019.
1.
Gjatë kësaj legjislature miratuam 487 ligje, prej të cilave 424 propozime të Qeverisë, 59 të deputetëve, 3 propozime të përbashkëta të Qeverisë dhe deputetëve dhe 1 propozim i një deputeti dhe 20 mijë zgjedhësve.
317 ligje u miratuan me shumicë të thjeshtë, 141 me shumicë absolute, 28 miratuara me shumicë 3/5 dhe 1 ligj me shumice prej 2/3.
Sipas procedures se shqyrtimit paraqiten: 461 te shqyrtuara me procedure te zakonshme dhe 26 ligje te shqyrtuara me procedure te pershpejtuar.
Sipas tipologjisë, miratuam 88 ligje bazë; 184 ndryshime/shtesa në legjislacion; 76 akte normative me fuqinë e ligjit, 136 ratifikime dhe 3 denoncime ndërkombëtare.
46 ligje janë miratuar me qëllim përputhjen e plotë ose të pjesshme të legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së.
231 ligje u miratuan gjatë periudhës së pandemise se shkaktuar nga COVID-19, prej të cilave 69 ligje ishin në funksion të përballimit të pandemisë.
Përsa i përket produktivitetit, por edhe cilësisë së ligjeve të miratuara, legjislatura që po mbyllim ishte shumë efektive dhe eficente.
Efektive sepse miratuam ligjet për të cilat kishte nevojë Republika dhe zhvillimi.
Efiçente sepse ligjet plotësuan pritshmëritë e qytetarëve.
Kuvendi miratoi për herë të parë Planin e Zhvillimit Strategjik, i cili përcakton prioritetet e zhvillimit për periudhën 2020-2025.
Plani është një udhërrëfyes që ndërthur vizionin, misionin, vlerat themelore, fushat prioritare, qëllimet strategjike sipas fushave prioritare, objektivat strategjikë dhe masat konkrete për zhvillimin e Kuvendit në kushtet e një mjedisi dinbamik, që ndryshon vazhdimisht.
Gjatë legjislaturës 2017-2021 Kuvendi i Shqipërisë përfundoi miratimin e paketës së dytë të ligjeve të reformës në sistemin e drejtësisë, duke përmbyllur në këtë mënyrë një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra nga Kuvendi gjatë historisë së tij tridhjetëvjeçare.
Paketa përfshin ndryshimet në ligjin për Pushtetin Gjyqësor, ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ligjin për Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, ligjin për SPAK, Kodin Penal, ligjin për Policinë Gjyqësore si dhe ndryshimet në ligjet procedurale Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin për Gjykatat Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.
Këto ligje kontribuan në rritjen e eficencës, efektshmërisë dhe mirë-administrimit të sistemit të drejtësisë, duke garantuar funksionimin e sistemit gjyqësor.
Hartimi dhe miratimi i legjislacionit të reformës në drejtësi pati një dimension të fuqishëm pjesëmarrës dhe u realizua në konsultim të ngushtë me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Shkollën e Magjistraturës, me mbështetjen e ekspertëve të misionit EURALIUS.
Në kuadrin e reformës në drejtësi, Kuvendi ushtroi përgjegjësitë dhe realizoi detyrimet për ngritjen e organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Zgjodhëm Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe mbështetëm nevojat e tyre për burime njerëzore, financviare dhe investime.
Zgjodhëm anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kontribuam në bërjen funksionale të këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, duke nxitur edhe institucionet e tjera që ngarkon Kushtetuta, të përshpejtojnë ralizimin e detyrimeve të tyre. Mund të themi me bindje të plotë se nëse Republika ka sot Gjykatë Kushtetuese, merita e parë dhe më e madhe është e Kuvendit të Shqipërisë.
Zgjodhëm Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe mbështetëm ngritjen dhe fuqizimin e këtij institucioni me burimet e nevojshme materiale, financiare e njerëzore.
Zgjodhëm Prokurorin e Përgjithshëm.
Zgjodhëm dhe mbështetëm Komisionin e Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
Gjatë kësaj legjislature u ngritën SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, të cilat kanë filluar nga puna, duke iu përgjigjur shqetësimit legjitim politik, kombëtar dhe qytetar dhe urisë popullore për drejtësi dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë.
Gjatë kësaj legjislature, me kërkesë të deputetëve u ngritën tre komisione hetimore.
3.
Siç përmenda që në filllim, kjo ishte legjislatura e çeljes së negociatave. Në mars 2020, Komisioni dhe Këshilli Europian morrën vendimin e shumëpritur. Ky ishte një sukses për të gjithë qytetarët, forcat politike dhe institucionet.
Por ishte meritë e padiskutueshme edhe e Kuvendit, e forcimit të rolin tonë në procesin e integrimit europian, e fuqizimit të rolit të Komisionit të Integrimit Europian dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, e rritjes së kontrollit të përputhshmërisë së projektligjeve me standartet e BE-së, e rrjitjes së bashkëpunimit me shoqërinë civile.
Në korrik 2019 Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, të cilat përfshinë edhe ndryshimet e neneve të Rregullores lidhur me përafrimin e legjislacionit dhe kontrollin parlamentar në procesin e integrimit europian.
Gjatë kësaj legjislature, shqyrtuam dhe miratuam 45 ligje me përafrim, ose 27 % të të gjitha ligjeve me përafrim (167 ligje) të miratuara nga Kuvendi nga hyrja në fuqi e MSA-së, më 1 prill 2009.
Komisioni për Integrimin Europian ka shqyrtuar e miratuar 52 projektligje me përafrim e propozuar 263 amendamente, të cilat janë miratuar në seancë plenare.
Risi në rritjen e përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me standartet e BE-së është hartimi dhe publikimi nga Kuvendi i Manualit “Mbi sistemin e kontrollit të përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me standartet e BE-së, në nivel parlamentar” , i cili u realizua në vitin 2018. Manuali përmban udhëzime dhe rekomandime të detajuara, të cilat i ndihmojnë deputetët dhe ekspertët e Kuvendit në kryerjen e detyrave të tyre në mënyrë më efikase gjatë procesit të përafrimit.
Gjatë kësaj legjislature, miratuam 5 rezoluta në mbështetje të procesit të integrimit europian e hapjes së negociatave.
Kuvendi, në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë, organizuan 4 raunde të Shkollës së Integrimit Europian.
Kuvendi adresoi dy rekomandimet e GREKO-s, që lidheshin me parandalimin e korrupsionit për deputetët.
Pas publikimit të Raporteve të Komisioni Europian për Shqipërinë, Kuvendi hartoi dhe miratoi çdo vit Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë.
Gjatë kësaj legjislature, diplomacia parlamentare u fokusua tërësisht në shërbim të përshejtimit të integrimit europian dhe çeljes së negociatave.
Edhe bashkëpunimi ynë me Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tjerë europiane e perëndimorë i ka pasur si qëllim europianizimin dhe perëndimizimin e Shqipërisë.
Kolegëve tane europianë u bëmë të qartë se Shqipëria ka pasur dhe ka vetëm një plan A për të ardhmen e saj dhe ky destinacion është Bashkimi Europian, ylli polar që ndriçon të ardhmen tonë.
Kuvendi i Shqipërisë ka krenari legjitime se ka kontribuar që Shqipëria të avancojë në axhendën e saj integruese euro-atlantike. Vonesat në mbajtjen e Tryesës së Parë Ndëerqeveritare tashmë nuk varen nga performanca jonë integruese, por nga zhvillimet dhe situate e re ne vendet anëtare të BE-së.
Tipari kryesor i kësaj kësaj situate të re është se nëse më parë zgjerimi varej prej plotësimit të standarteve nga vendet tona, tashmë vendim-marrja po bëhet vulnerable sepse varet tërësisht nga qëndrimi i disa vendeve anëtare, qëndrim i cili nuk lidhet domosdoshmërisht me standartet dhe reformat në vendet tona.
Para disa vitesh, vonimi apo bllokimi i axhendës sonë europiane ndodhte ngaqë Bashkimi Europian kishte objeksione realiste për standartet tona. Sot pengohemi thjesht nga kërkesa të ekzagjeruara që nuk kanë të bëjnë me standartet dhe reformat, por me kapriciot e ndonjë prej fqinjëve tanë.
Para disa vitesh, burokratët europianë të dhënë pas numrave, me ose pa të drejtë, kërkonin më shumë realizëm nga politikanët dhe ligjvënësit europianë në qasjen e tyre ndaj vendeve tona. Sot konstatojmë me kënaqësi se fryma europiane e liderëve europianë e ka mundur burokracinë.
Deri para pak kohësh, kalendari europian e Ballkanit Perëndimor, ishte në varësi të axhendës elektorale të disa vendeve anëtare. Sot këto vende meritojnë mirënjohjen tonë se, përmbi ethet elektorale, vendosën nevojën për një Europë të të gjithë europianëve.
Deri para pak vitesh, vendet, popujt dhe qytetarët tanë paragjykoheshin prej disa vende europiane si “dele të zeza” të Europës.
Sot këto vende meritojnë mirënjohjen tonë sepse janë çliruar prej këtyre paragjykimeve.
Deri para pak vitesh, aspiratat europaiste të vendeve të Europës së Re pengosheshin nga standartet e rrepta të vendeve të Europës së Vjetër.
Sot vendeve tona i vendosen artificialisht pengesa prej vetë Europës së re.
Megjithatë, ne, shqiptarët, nuk jemi as të inatosur, as të dëshpëruar, as pesimistë. Për ne është thelbësore që kalendari ynë evropaist të realizohet në Shqipëri.
Ne po e ndërtojmë Europën këtu ku jemi.
Ne kryejmë reformat dhe po zhvillojmë vendin, për të krijuar të mira publike e cilësi mirëqenieje për qytetarët tanë dhe jo për të marrë “nota” të mira nga Bashkimi Europian apo anëtarët e tij.
4.
Më 13 tetor 2017, Kuvendi miratoi me konsensus ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, me objekt hartimin e ndryshimeve të kuadrit ligjor zgjedhor për trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për tre zgjedhjet e fundit të viteve 2013, 2015 dhe 2017.
Në funksion të realizimit të veprimtarisë së tij, Komisioni ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur të shtrirë në kohë gjatë gjithë legjislaturës.
Megjithëse e filluam punën për reformën zgjedhore që në ditët e para të legjislaturës, pengesat e krijuara nga forcat politike, kryesisht të opozitës, shkaktuan vonesa të paparashikuara dhe të zgjatura në kalendarin e reformës zgjedhore.
Këto vonesa u krijuan edhe nga fakti se Kuvendi synonte që reforma zgjedhore të realizohej jo vetëm në bashkëpunim me opozitën parlamentare, bashkëpunim i cili i dha reformës legjitimitetin kushtetues, por edhe me pjesëmarrjen e kontributin e opozitës jashtë-parlamentare, bashkëpunimi i cili i dha kësaj reforme legjitimititetin politik dhe moral.
Më 14 janar 2020, maxhoranca qeverisëse, opozita parlamentare dhe opozita jashtë-parlamentare arritën një marrëveshje mbi zhvillimin e bisedimeve politike dhe teknike për të realizuar reformën zgjedhore. Për këtë qëllim, me pjesëmarrjen e të tri palëve, u krijua Këshilli Politik, i cili funksionoi jashtë Komisionit Parlamentar Ad Hoc për Reformën Zgjedhore.
Më 5 qershor 2020 Këshilli Politik arriti marrëveshjen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik në 5 Qershor 2020, duke adresuar disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet në Shqipëri.
Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese, me synimin që të krijojë një kornizë ligjore elektorale, në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare, në të cilën zgjedhësi mund të votojë si për subjektin zgjedhor, ashtu edhe për kandidatin e preferuar.
Edhe pse me vonesë, reforma zgjedhore u parapriu zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, të cilat u zhvilluan me standarte të larta dhe janë çertifikuar nga partnerët tanë si edhe organizatat ndërkombëtare që vëzhguan këto zgjedhje.
5.
Funksioni kontrollues dhe monitorues i Kuvendit gjatë kësaj legjislature arriti një nivel të ri.
Kuvendi ka analizuar rregullisht, në mënyrë të përvitshme, raportet vjetore të institucioneve të pavarura, ka plotësuar vakancat e tyre, ka përmirësuar ligjet organike dhe mbështetur këto institucione me burimet e nevojshme financiare e njerëzore.
Në muajt e parë të legjislaturës, Kuvendi miratoi Manualin e raportimit vjetor e periodik, i cili normon formën dhe përmbajtjen e raportimit në Kuvend për të 28 institucionet e pavarura, kushtetuese dhe të krijuar me ligj.
Gjithashtu, në fillim të legjislaturës, krijuam mekanizmin ndërinstitucional Kuvend-Qeveri-Institucione të Pavarura, si një mënyrë e drejtpërdrejtë për rritjen e kontrollit parlamentar dhe të rolit mbikqyrës e monitorues të Kuvendit të Shqipërisë.
Në kuadër të këtij mekanizmi, u ndërtua Platforma Ndërinstitucionale online pjesë e faqes web të Kuvendit, e cila gjeneron informacion të plotë mbi rekomandimet e institucioneve të pavarura dhe matjen e nivelit të zbatimit së tyre.
Vëmendja e posaçme që Kuvendi i ka kushtuar këtij dimensioni parlamentar, ka rritur ndjeshëm autoritetin e institucioneve të pavarura, llogaridhënien publike të Qeverisë dhe ka fuqizuar funksionin mbikëqyrës të Kuvendit.
Raportet vjetore dhe periodike të institucioneve të pavarura kalojnë në shyrtim të detajuar nga komisionet parlamentare nëpërmjet dëgjesave interaktive dhe duke vijuar me raportimet në seancë plenare për të gjithë institucionet pa përjashtime.
Kryetari i Kuvendit ka institucionalizuar takimet vjetore me institucionet, për të vlerësuar veprimtarinë e tyre, për të diskutuar problematikat e vështirësitë dhe mundësitë për zgjidhje nga Kuvendi.
Stadi i ri i funksionit mbikqyrës të Kuvendit dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e pavarura zgjidhi dilemën “Kush i ruan rojet e interesit publik?
6.
Legjislatura që po mbyllim, pavarësisht vështirësive që krijoi pandemia, u karakterizua nga rritja e transparencës së veprimtarive parlamentare.
Ne u përpoqëm që pandeminë ta shndërronim nga një vështirësi, në një mundësi të re për rritjen e transparencës.
Dhe ia arritëm, jo vetëm të përshtasim e plotësojmë Rregulloren për të mundësuar veprimtaritë parlamentare online, por edhe krijuam mundësi të reja për rritjen e aksesit dhe informimit të qytetarëve e medias për veprimtaritë parlamentare.
Madje për këtë nuk munguan edhe vlerësimet nga organizatat ndërkombëtare që vëzhgojnë veprimtarinë parlamentare. Në raportin “Dimensioni Human i OSBE dhe përgjigjet shtetërore ndaj pandemisë Covid-19”, publikuar në korrik 2020 nga OSBE/ODIHR, Kuvendi i Shqipërisë u vlerësua ndër parlamentet që u janë përgjigjur më mirë, nëpërmjet veprimtarisë inovative situatave të pandemisë. Parlamenti i Shqipërisë ishte një ndër të parët që lejoi komisionet të punonin në distancë, përmes mjeteve të komunikimit elektronik, thuhet shprehimisht në këtë Raport.
Në lidhje me transparencën e punës parlamentare, Shqipëria ishte në krye të shteteve të cilat regjistruan praktika të mira në përdorimin e krizës aktuale për të shtuar qasjen në informacion dhe të dhëna të hapura. OSBE/ODIHR vlerësuan vendimin e Kuvendit për zhvillimin në distancë të mbledhjeve të komisioneve, duke përdorur platforma videokonference, dhe duke mundësuar që transmetimi në kohë reale i këtyre mbledhjeve të jetë i arritshëm për publikun e gjerë.
Në funksion të rritjes së transparencës ndaj publikut, gjatë çdo sesioni të kësaj legjislature është përditësuar “Programi i transparencës”, i cili zbatohet prej gjashtë vjetësh dhe përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Kuvendit në kuadër të Ligjit “Për të Drejtën e Informimit”.
Gjatë kësaj legjislature, Kuvendi ndërtoi sistemin e ri Audio-Video për transmetimin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare, sipas praktikës që zbatohet në Parlamentin Europian dhe në mjaft parlamente të vendeve anëtare të BE-së. Pas konsultimeve më të fundit me gazetarët dhe ekspertë të medias, ky sistem është gati për t’u vënë në funksionim në fillim të legjislaturës së ardhme.
Sistemi i ri do të rrisë transparencën, cilësinë dhe racionalitetin e transmetimit të veprimtarisë parlamentare.
Në vitin 2019 u instalua dhe publikua aplikacioni “Kuvendi i Shqipërisë”, i cili do t’i shërbejë medias dhe publikut në marrjen e shpejtë të informacionit mbi veprimtaritë në Kuvend: dokumentacionin, procesverbalet, projektligjet, librarinë e akteve ligjore etj.
Platforma Ndërsinstitucionale Online po funksionon si pjesë e mekanizmit ndërinstitucional për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj. Platforma ka rritur e përmirësuar kontrollin parlamentar ndaj Qeverisë, si një funksion themelor i Kuvendit.
Gjatë vitit 2020 Kuvendi ndërtoi sistemin e ri elektronik të votimit, i cili ka tre avantazhe: realizon votimin elektronik, mundëson që deputetët të njihen online me aktet që shqyrtohen e miratohen në seancat plenare, mundëson transmetimin në kohë reale të seancave plenare në faqen e internetit të Kuvendit.
Sot, gjithshka që ndodh në Kuvend mund të ndiqet në kohë reale, pa asnjë lloj filtrimi apo censurimi, nga televizionet, gazetarët, grupet e interesit, madje edhe cdo qytetar.
Gjatë kësaj legjislature, megjithë vështirësitë e pandemisë, mbi 20 mijë qytetarë kanë vizituar Kuvendin, për tu informuar nga afër për veprimtaritë parlamentare.
Rreth 2 mijë qytetarë i kanë shkruar Kryetarit të Kuvendit dhe janë shërbyer prej shërbimeve përkatëse.
Gjatë kësaj legjislature, Kuvendi ndërtoi një bashkëpunim të ngushtë me universitetet dhe komunitetet akademike, zhvilloi takime periodike dhe nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rreth 30 universitetet publike e jo publike të vendit.
Bashkëpunimi me universitetet dhe institucionet akademike nuk është vetëm protokollar, por problemor. Të dy palët po përfitojmë, Kuvendi për të tërhequr mendimin e kualifikuar shkencor në ligjbërje e kontroll parlamentar, dhe universitetet për të rritur aksesin në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe konsolidimit të institucioneve.
Ky bashkëpunim e ndihmoi Kuvendin të marrë edhe vetë nisma për organizimin e veprimtarive shkencore e sensibilizuese për probleme të mprehta të jetës ekonomike e sociale të vendit, si për varfërinë, pabarazinë, përdorimin më efektiv e efiçient të burimeve natyrore etj.
7.
Të nderuar kolegë,
Siç e kam bërë të ditur, në përfundim të kësaj legjislature, unë kam vendosur t’i jap fund angazhimit dhe kontributit tim institucional në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Partinë Socialiste, e cila është familja ime politike.
Unë u jam mirënjohës Partisë Socialiste dhe qytetarëve të Sarandës, Tepelenës si edhe të qarkut Fier që më zgjodhën deputet në tetë legjislatura.
Si një prej deputetëve më të hershëm në këtë sallë gjatë tre dekadave të jetës demokratike, shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për të gjithë kolegët deputetë, gjatë të gjitha legjislaturave. Si me ata që kemi qenë në njerin krah të sallës, ashtu edhe për ata në krahun tjetër.
U jam mirënjohës bashkëpunëtorëve të mi dhe shërbimeve të Kuvendit për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të spikatur në shërbimin ndaj Kuvendit.
Falenderoj nga zemra familjen time për mirëkuptimin e treguar ndaj sakrificave të mia, dhe të tyre njëkohësisht, për shkak të detyrave të mia publike.
Të gjithë kanë privuar diçka nga jeta e tyre që unë t’i kryej me sukses detyrat e mia publike.
Shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin e suksesshëm me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, në rradhë të parë me partnerët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, veçanërisht Ambasadoren Yuri Kim dhe Ambasadorin Luigi Soreca, si edhe ambasadorët e vendeve të BE-së. Me partnerët tanë strategjikë ndajmë suksesin e reformave të rëndësishme që ka kryer Kuvendi, mbi të gjitha reformën në drejtësi.
Mirënjohja ime dhe e Kuvendit shkon për misionet OPDAT dhe EURALIUS, për kontributin e tyre të pazëvëndësueshëm në avancimin e reformës në drejtësi.
Dëshiroj gjithashtu të falenderoj organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve mike për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Shqipërisë:
- Parlamentin Evropian;
- Unionin Ndërparlamentar;
- Asambletë Parlamentare të NATO-s, OSBE-së, Këshillit të Europës, Procesit të Bashkëpunimit të Europës Jug-lindore, Mesdheut, Detit të Zi dhe Nismës Adriatoko-Joniane.
- Një falenderim të veçantë kam për Qeverinë Zvicerane, OSBE-në dhe Institutin Kombëtar Demokrat Amerikan, për bashkëpunimin për projektet e modernizimit të shërbimeve të Kuvendit të Shqipërisë;
- Për sistemin e organizatave të Kombeve të Bashkuara, PNUD, UNICEF, UNHCR, UN Women;
- Fondacionin Uestminstër për Demokraci;
- Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ;
- Qendrën Europiane për Studimet e Sigurisë.
Dhe mjaft partnerë të tjerë që kanë kontribur në rritjen e cilësisë dhe efiçencës së shërbimeve parlamentare.
Mirënjohja ime shkon për vajzat dhe djemtë gazetarë të mediave të akredituara në Kuvend, për pasqyrimin e veprimtarive parlamentare, për vlerësimet, por edhe për kritikat e tyre, gjithmonë të mirëpritura.
Për të gjitha organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët kanë qenë rojtarë rigorozë të interesit publik e qytetar dhe për këtë kontribut kanë të gjithë mirënjohjen time dhe tonën.
Falenderoj organizatat vendase të të drejtave të njeriut, grave, fëmijëve, personave me nevoja të veçanta, minoriteteve, Akademinë e Studimeve Politike, në mënyrë të veçantë Institutin e Studimeve Politike, për monitorimin e rreptë që i ka bërë veprimtarisë së Kuvendit.
U shpreh mirënjohjen universiteteve dhe komuniteteve akademike që iu përgjigjën ofertës së Kuvendit për tipologji e nivele të reja bashkëpunimi.
Falenderoj institucionet e pavarura, të cilat iu përgjigjën kërkesave e standarteve të reja të funksionit mbikqyrës të Kuvendit.
Ju faleminderit të gjithëve për partneritetin me Kuvendin e Shqipërisë.
Të nderuar kolege e kolegë,
Për rreth tre dekada në këtë sallë, gjysmën e kohës kam qenë në maxhorancë dhe gjysmën në opozitë.
Por gjithmonë, në këtë sallë dhe përtej saj, në të gjithë jetën dhe karrierën time politike, kam bërë më të mirën për të sjellë zërin, nevojat e zgjidhjet për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse kanë votuar mua, partinë time apo kundërshtarët tanë.
Në garat zgjedhore kam konkurruar me dinjitet dhe sinqeritet.
Në Kuvendin e Shqipërisë kam ardhur si shërbyes publik dhe kam kontribuar me përkushtim e integritet.
Nëse nuk kam bërë më të mirën që prisnin qytetarët shqiptarë, kjo ka ndodhur jo se nuk kam dashur apo nuk kam ditur, por nuk kam mundur. Madje, do të thoshja, nuk kemi mundur.
Jam i bindur se gjeneratat e reja të politikanëve dhe qytetarëve shqiptarë, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë e Shqipërisë që do të vijnë në këtë sallë, do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar, një vend më të mirë për të gjithë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38