Flash News

Ditari i Maxhorancës

Ruçi u largua, Petro Koçi: Janë të rrallë burrat që lënë karrierën. Berisha do interesat personale, barrë për PD

Ruçi u largua, Petro Koçi: Janë të rrallë burrat
Petro Koçi

Zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar vendimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit për tu tërhequr nga politika. Sipas Koçit, Ruçi tregoi burrëri dhe pjekuri politike.

Në prononcimin për mediat nga Fieri, ai shtoi se modeli i largimit nga skena politike mungon. Koçi krahësoi Ruçin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Duke u ndalur te vendimi i DASH-it për këtë të fundit, ai tha se Berisha është barrë për PD. Koçi akuzoi ish-kryeministrin se ka vendosur interesat personale, para atyre publike.

"Ruçi është një koleg dhe shok i pazëvendesueshëm. Vendimi tij për t’u larguar është personal. Me ketë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale. 

Kemi të bëjmë me një shembull që fatkeqësisht mungon. Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha, i cili sapo është shpallur në përbërjen e një liste të zezë ne SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë.

Po të largohej nga PD do ishte nje barrë më pak për PD. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qofte edhe të partise së vetë që ka drejtuar për shumë vjet. Kemi të bejmë me dy modele e dy kultura që në momentin qe flasim japin edhe mesazhin se sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin në politikë", tha Koçi.

Të fundit