Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa është buxheti i qeverisë për blerjen e satelitëve? Si përgjigjet ministrja e Ramës

Sa është buxheti i qeverisë për blerjen e satelitëve?

Qeveria miratoi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave projektbuxhetin e vitit 2022.

Pasi ministrat bënë të ditur se si do të shpërndahet fondi i vitit të ardhshëm dhe cilat janë ketegoritë që do të përfitojnë rritje page, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj është pyetur edhe në lidhje me buxhetin e alokuar për blerjen e satelitëve Albania 1 dhe Albania që do të çohen në orbitë, siç deklaroi kryeministri Edi Rama disa ditë më parë.

Ministrja nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se të dhënat e buxhetit të alokuar do të bëhen publike gjatë javës në vijim.

Të gjitha detajet mbi buxhetet e alokuara do të bëhen publike gjatë javës në vijim në deklarata të ndryshme të detajuara për çdo sektor”, tha ministrja Ibrahimaj.

Të fundit