Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa kushtojnë takimet me diasporën? Spiropali i shmanget pyetjes: Nuk jam llogaritare

Sa kushtojnë takimet me diasporën? Spiropali i shmanget pyetjes: Nuk

Takime e socialistëve me shqiptarët e diasporës, deri tani në Athinë dhe Milano kanë ngjallur mjaft debat dhe akuza, sidomos nga opozita.

Kostot e këtyre takimeve nuk dihen ende, ndërsa opozita flet për 2 milionë euro abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u pyet teksa ishte e ftuar në A2 CNN mbi faturat e këtyre takimeve, por u shmang duke thëne se llogaritë janë institucionale.

“Nuk jam llogaritare. Kryeministri është në takime, është detyrë e tij, është përgjegjësi e tij kushtetuese. Kujdeset edhe për shtetasit e Shqipërisë, jashtë...”

Sakaq, pritet që gjatë qershorit kryeministri të takojë edhe shqiptarët në Gjermani dhe ata në Britani të Madhe. 

 

Të fundit