Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa lekë është paguar për koncertin e Malumës në Tiranë? Rama: Paratë për të janë njësoj si floriri i abazhurit

Sa lekë është paguar për koncertin e Malumës në

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar debatin për pagesën ndaj koncertit të këngëtarit të njohur latin Maluma sot në Tiranë.

Ndërsa në media e rrjetet sociale sot kanë qarkulluar se Maluma vjen në Tiranë kundrejt një shume të madhe parash, e nga ana tjetër protestohet për rritjen e çmimeve, Rama tha në një bashkëbisedim online me qytetarët se artisti është paguar nga një kompani private.

“Lekët për Malumen janë njësoj si floriri i këtij abazhuri/ S’është paguar asnjë lekë për koncertin e Malumes nga asnjë buxhet publik as i qeverisë as bashkisë se pyeta ca është kjo Malume.

E ka sjellë këtu një kompani private e këta që dalin në protestë flasin për Malumen e ju thonë ky ka sjellë Malumen unë as e dija kush ishte Malumja”, tha Rama.

Më herët, Rama u ndal edhe te kritikat që ka të bëjë me një abazhur floriri në zyrën e tij dhe që ka kushtuar mijëra euro.

Rama deklaroi se abazhuri për të cilën flitet ka qenë pjesë e Kryeministrisë që në kohën e italianëve.

 

 

Të fundit