Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë je", Rama thirrje Bashës për kasetën e masakrës së Krushës: Sqaro pozicionin tënd!

"Sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq
Në foto: Kryeministri Rama dhe Basha

Kryeministri Rama i është drejtuar sërish kryedemokratit Basha përmes një thirrje publike, ku i kërkon të sqaroi pozicionin e tij rreth akuzave për kasetën që shërben si dëshmi e masakrës së serbëve mbi civilët në Krushë të Madhe.

Sipas Ramës, heshtja e liderit të opozitës,- pas deklaratës së kameramanit amator, Milaim Bellanica, se kasetën kishte dorëzuar, Lulzim Bashës, që punonte në UNMIK të Kosovës,- po e kthen atë në një të akuzuar.

“Nuk jam unë që e akuzoj Lulëzim Bashën, po vetë heshtja e tij e gjatë, shmangia nga ballafaqimi me pretendimet e palëve të tjera, sharjet në vend të shpjegimeve dhe mosshpjegimet e tij, përballë fakteve dhe dëshmive nga organizata e individë krejt të besueshëm, e kanë kthyer Lulëzimin në një të akuzuar, që sa më shumë i bën bisht përballjes me akuzat, aq më i dyshimtë duket në sytë e publikut!

Në këtë mes unë kam vetëm një rol, atë që më takon: T’i kërkoj Lulëzim Bashës t’i sqarojë publikut se kush është ai në këtë mes dhe pse i’a kërkojnë atij dëshmitarët hesapin e nuk i’a kërkojnë dikujt tjetër?! Sepse Lulëzimi nuk është dokushdo dhe këtu nuk flitet as për jetën private, as për punën private, po për një çështje sa publike e me interes kombëtar, aq edhe karakteriale për drejtuesin e opozitës, i cili synon të bëhet i pari i shtëpisë sonë të përbashkët”, shkruan Rama.

Të fundit