Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës në Shqipëri

Sa qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës

700 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat anti-Covid në Shqipëri. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ndërsa numri i personave që kanë marrë të paktën një dozë po shkon afro 1.6 milionë. Në vendin tonë kanë mbërritur rreth 1.9 milionë vaksina, ku sasinë më të madhe të tyre e përbën Sinovac.

Muaji shtator është muaj i hapur për  vaksinimin e qytetarëve. Studentët, mësuesit, pedagogët dhe stafet mjekësore e kanë vaksinimin të detyrueshëm.

Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar 2,539 viktima dhe 156,162 raste pozitive.

Të fundit