Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sa qytetarë janë riinfektuar në Shqipëri? Përgjigjet Manastirliu

Sa qytetarë janë riinfektuar në Shqipëri? Përgjigjet
Ogerta Manastirliu

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve konfimroi se varianti britanik i Covid-19 është i pranishëm në Shqipëri dhe qarkullon që prej janarit. Sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, varianti i ri ka rritur shkallën e infektimit.

E pyetur se sa raste të rinfektimeve janë regjistruar në vendin tonë, Manastirliu tha  në "Opinion" se aktualisht janë riinfektuar me koronavirus 28 qytetarë.

“Kemi disa të dhëna në raport me riinfektimet. Riinfektim quhet ai rast ai që infektohet tre muaj pasi është konfirmuar njëherë pozitiv është konfirmuar negativ me tampon dhe riinfektohet sërish, por gjatë periudhës nuk ka pasur shenja të Covid. Deri më tani kemi 28 raste të riinfektimeve në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Të fundit