Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi kibernetik, Rama: Patëm një agresion të mirëfilltë luftarak, synonte të linte pas një tokë të djegur

Sulmi kibernetik, Rama: Patëm një agresion të

Rama në një bashkëbisedim online me gazetarët dhe qytetarët në rrjetet sociale:

Ky është një shqetësim i madh , i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh por të një shkalle të ulët për nga pikëpamja e aftësisë së penetrimit. Gjithë këto sulme të raportuara dhe regjistruara kanë qenë të pasuksesshme.

Ndërkohë ky është agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe sistemeve digjitale, një agresion i egër që ka patur qëllim të qartë, zhdukjen e të dhënave e shkatërrimit të sistemeve duke lënë një tokë të djegur nga pas. Ky është përfundimi i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë përpjekje dhe të cilët zotërojnë njohurinë më të madhe sot.

Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë më të lehta se sa shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë, të dhënat janë irelevante për sensisivitetit.

Një pjesë janë publikuar , shkresa që qarkullojnë e mund të merren nga kushdo , nuk janë sekrete. Kjo luftë vazhdon dhe jemi në kushtet kur duhet të përballemi me sulme tjera të mundshme dhe duhet rrisim në nivel tjetër, mbrojtjen kibernetike.

Të fundit