Flash News

Ditari i Maxhorancës

Safet Gjici: S’ka shpopullim të Kukësit, janë kthyer me qindra për të investuar

Safet Gjici: S’ka shpopullim të Kukësit, janë kthyer me

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici mohoi se Kukësi po shpopullohet, ndërsa theksoi se qindra kuksianë janë rikthyer në Shqipëri ku kanë investuar duke hapur bizneset e tyre.

 “Nuk ka shpopullim të Kukësit, ky është term që përdorin ata që nuk kanë bërë asgjë prej 30 vitesh, është një term antishqiptar. Nuk mund të flasësh për shpopullim. Po të vish në Kukës ka shumë  njerëz që punojnë. Natyrisht, gjendja nuk është aty ku duhet, duhet edhe shumë punë për t’u bërë”, tha Gjici, në një intervistë për Euronews Albania.

Ai theksoi se aktualisht bashkia Kukës ka fituar një projekt britanik prej 8 mln paundësh që i kushtohet tërësisht të rinjve. Sipas Gjicit, rreth 300-400 të rinj pritet të punësohen nga ky projekt që nis implementimin në tetor.

 

Të fundit