Flash News

Ditari i Maxhorancës

Samiti, Rama: BE e bëri të vetën, tani kemi radhën ne. Shengeni Rajonal, projekt me përfitime të jashtëzakonshme

Samiti, Rama: BE e bëri të vetën, tani kemi radhën ne.

Kryeministri Edi Rama tha se BE ka bërë të vetëm dhe tashmë është Shqipëria të bëjë punën që i takon. Gjatë konferncës së përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, ai u ndal sërish te Shengeni Rajonal, duke e cilësuar një projekt strategjik.

"Ishte një kënaqësi se më në fund takimi nuk ishte virtual, sepse ne kemi mundësinë t'i mirëpresim miqtë tanë pa masa shtrënguese. Maskat e Brukselit komisioneri dhe delegacioni i hoqi në Tiranë.

Gjerat dhe planet e punës janë konkrete. BE dhe KE ka bërë të vetën, na takon ne të bëjmë tonën. Qeveria dhe une kemi qenë dhe mbetemi të palëkundura në bindjen tonë se projekti i Shengenit Rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme dhe më vjen mirë që ky vizion me BE është i plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla, jemi në kushtet që po e zotërojmë procesin", tha Rama.

Të fundit