Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sanchez e përjashtoi/ Rama: Folëm për Kosovën. Komenton për herë të parë sulmet në veri, thirrja për Vuçiçin

Sanchez e përjashtoi/ Rama: Folëm për Kosovën. Komenton

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll Pedro Sanchez po mbajnë konferencën e përbashkët, pas vizitës së këtij të fundit në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor, ku përjashtoi Kosovën.

Teksa tregoi se ku u përqëndruan diskutimet, Rama tha se floën edhe për Kosovën. Rama tha se Spanja ka një qëndrim të ndryshëm ndaj Kosovës për arsye që lidhen me vetë shtetin spanjoll dhe jo me paragjykime.

Kujtojmë se gjatë vizitës së Sanchez në Serbi, ai shprehu mbështetjen për këtë të fundit, pasi nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Rama komentoi për herë të parë sulmet në veri të Kosovës, duke iu bërë thirrje autoriteteve në Beograd dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç të mos ushqejnë provokime.

Kryeministri shtoi se është e drejta dhe detyrimi i Kosovës për të vendosur reciprocitet, gjë që kundërshtohet nga serbët.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovës.

Një situatë që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qëveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet, duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëvehsjeshje për t’u zbatuar.

Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie per grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”, tha Rama. 

Të fundit