Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sandër Lleshaj bën deklaratën e fortë: Irani ka tentuar të na sulmojë edhe fizikisht

Sandër Lleshaj bën deklaratën e fortë: Irani ka tentuar

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar sulmet kibernetike nga hakerat iranianë.

Duke folur në emisionin “ZonaZero”, Lleshaj tha se Irani ka tentuar ta sulmojë Shqipërinë edhe fizikisht, por pasi ka parë se nuk ka mundur të realizojë objektivat, na ka sulmuar kibernetikisht.

“Nuk mund të themi që kemi patur indicie, në këtë fushë për arsye se këtu zhvillimet ndodhin në periudha të shkurta kohe dhe unë po bëj dy vite që jam shkëputur.

Por tema e Iranit ka qenë dhe mbetet një temë e prokupimit tonë në fushë e sigurisë për aq kohë sa ne kemi strehuar një pjesë të opozitës së tyre. Janë marrë se Irani ka tentuar edhe në domenin fizik. Dhe si duket pamundësia për të goditur fizikisht i ka bërë ata që të kërkojnë rrugë të tjera për të realizuar të njëjtin qëllim por përmes sulmeve kibernetike”, tha Lleshaj.

 

Të fundit