Flash News

Ditari i Maxhorancës

"S'e kemi të vështirë t'ju sulim policinë!", Rama paralajmëron pronarët e bareve: Respektoni protokollin! S’është lojë për t’i vënë çip çunave të Laçit

"S'e kemi të vështirë t'ju sulim

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e pritjes së 60 respiratorëve të dhuruara nga NATO për Shqipërinë, ka bërë edhe njëherë apel për respektimin e masave anti-Covid.

Rama ka paralajmëruar bizneset, dhe kryesisht baret dhe restorantet që të respektojnë protokollet, ndërsa thekson se nuk është e vështirë për shtetin “t’iu suli policinë”.

"Mos e merrni tolerancën tonë për dobësi", apeloi kryeministri.

"Lufta me armikun e padukshëm është një luftë e vështirë dhe t'ua t'ju lutem e përgjërohem që të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë. Do ju lutem e përgjërohem atyre që nuk duan ta besojnë se sa e vështirë dhe mbyten nga teoritë e konspiracionit apo thashethemeve të kafeve duke përqeshur rrezikun.

Ju lutem të mos e vështirësoni më këtë luftë, ju lutem bareve dhe restoranteve që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin, të mos e keqpërdorin tolerancën tonë si dobësi. Janë protokolle që duhen zbatuar. Nuk është e vështirë për ne që të sulim policinë e shtetit për të vendosur rregull.

Por a është kjo ajo që duam? Duan të shfrytëzojnë çdo hapësirë, si mundet që kjo epidemi që nuk është vetëm në Shqipëri, larg qoftë të kishte qenë vetëm në Shqipëri se nuk do të na besonin. Kjo është një situatë kur Gjermania nuk të lë të ulesh në restorant më shumë se 3 persona apo pas orës 10 sepse është një lojë e Bill Gates për t'iu vënë cipa cunave të Lacit apo të Vlorës, apo për të dëgjuar live këngët politfonike apo që të bllokojë kordat e zërit të këngëtarëve të dasmave. Ju lutem silluni me përgjegjësi të madhe.

E di që është bezdi që të mbash maskën në këtë diell, por ja që maska ndihmon secilin prej nesh qoftë edhe si kujtesë që këtu ka një problem, s'jemi vetëm ne", tha Rama.

Të fundit