Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Së shpejti do të dëgjoni diçka që deri dje ishte e pabesueshme”, çfarë po paralajmëron Rama

“Së shpejti do të dëgjoni diçka që deri dje

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një lëvizje të Shqipërisë në politikën ndërkombëtare që e cilësoi të pabesueshme.

I ftuar në Open, Rama tha se Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë.

 “Të jeni të sigurt që sot Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë. Dëgjova sot ca dokrra lidhur me Ukrainën apo ku di unë.

Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë” tha ai.

Sali Berisha sot nga seanca plenare në Kuvend kërkoi që Shqipëria të furnizojë Kievin me fishekë dhe municione, por kryeministri i quajti dokrra këto deklarata.

"Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të ndihmuar këtë vend. Të paktën fishekë dhe municione mund t’u dërgohen atyre, por argati i Beogradit jo më kot hesht. Ju zotërinj deputetë duhet të ngrini zërin se përfaqësoni PD jo Lul bravën”, tha Berisha.

 

Të fundit