Flash News

Ditari i Maxhorancës

Seanca në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet dokumenti i Xhaçkës drejtuar Ramës

Seanca në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet dokumenti i

Vijon të shqyrtohet në Gjykatë Kushtetuese mandati i deputetes Olta Xhaçka, për të cilën opozita ka kërkuar që t’i hiqet, pasi e akuzojnë se bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik.

Pas përfundimit të seanca e parë, është bërë publik nga Euronews Albania dokumenti ku ministrja e Jashtme i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos jetë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Ministrave të datës 2 mars 2022.

Seanca në Gjykatën Kushtetuese, zbardhet dokumenti i

Kujtojmë se në mbledhjen e qeverisë së kësaj date u diskutua dhënia e statusit të investorit strategjik për kompaninë në pronësi të bashkëshortit të saj.

Gjatë seancës, përfaqësuesi ligjor i Kuvendit, Erind Mërkuri, i kërkoi Gjykatës që të rrëzojë kërkesën e deputetëve të opozitës nën argumentin se veprimet e familjarëve nuk mund të përfshihem tek veprimet e deputetit.

Ndërkohë opozita, ka argumentuar në kërkesën e saj se mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama.

 

 

Të fundit