Flash News

Ditari i Maxhorancës

Seanca për Safet Gjicin, Gjykata vendos të thërrasë mjekët

Seanca për  Safet Gjicin, Gjykata vendos të thërrasë

Është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici i cili kërkon qëndrimin në shtëpi për shkak të kushteve shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan dënimit për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në kërkesën e tij drejtuar gjykatëses Suela Lika, avokati mbrojtës u bazua në nenin 59/a pika C të Kodit Penal, sipas të cilit një i dënuar që i ka mbetur më pak se 2 vite heqje lirie mund të qëndrojë në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore.

Safet Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor

Të fundit